Me mërgatën

05 shkurt 2021 | 15:13

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Rreze Duli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar ndaj refuzimit të 29 445 aplikimeve të mërgimtarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka thënë se kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.

Duli ka thënë se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkojë është ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.

“Betohem se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë. Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë. Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë. Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës. Të dashur bashkatdhetarë, ju falënderoj me zemër! Ju i prini ndryshimit në Kosovë! #meMËRGATËN”, ka shkruar Duli e cila mban numrin 92 në listën e LV-së.

 

May be an image of 1 person and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nisës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në ditën e tretë…