Me Metën këto ditë po hamë hudhra e po pimë raki

26 mars 2020 | 09:44

Monika Kryemadhi është kthyer në amvisë gjatë ditëve të karantimit në shtëpi për shkak të izolimit. Kryetarja e LSI-së është kthyer në kuzhinë, madje ka publikuar edhe video derisa bën pompa gjatë gatimit. Por, si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta tani që duhet ta kalojnë gjithë kohën të izoluar së bashku.

Kryemadhi rrëfeu se gjatë këtyre ditëve nuk janë grindur, por midis tyre ka pasur dashuri. Megjithatë, hodhi poshtë planet për një fëmijë të katërt, duke u shprehur se për shkak të një operacioni nuk mund të lindë më, por gëzohet me tre fëmijët që kanë.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilirin. Nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe gëzohem me tre fëmijët që kam dhe i lutem Zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavarur”- tha ajo në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, përcjell “Gazeta shqiptare”.

Ajo tregoi edhe si e kalon pasditen me presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel”.

Monika Kryemadhi shtoi se qëndrimi në shtëpi ka pasur ndikim të mirë te fëmijët e tyre.

“Mendoj se ka një ndikim pozitiv te fëmijët sepse nuk janë të vegjël, por të rritur. Për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni, por ndihen edhe të tërhequr dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flet shumë edhe për shkak të profesioneve”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të ngjarjeve në…