Më mirë në Kosovë se në Gjermani (video)

05 tetor 2022 | 12:31

Pas 25 vjetësh, Besar e Besnik Bilalli u kthyen në Kosovë nga Gjermania, e pikërisht këtë numër  e zgjodhën si emër të kompanisë “solution25”.

Ata punësuan 60 të rinj e të reja të cilët merren me programim e marketing digjital, e tash e 5 vjet kanë arritur partneritet me brende ndërkombëtare, me qarkullim milionësh.

Duke pasur adresë zyrtare Prishtinën, këta korrën sukses të madh edhe me përfaqësimin e një nga kompanive më të suksesshme të Kosovës, atë të Comodita Home.

Tash e një vit, këta u bënë rezidentë në Kosovë, ku sipas tyre ekziston potencial i madh i punës. Edhe nga stafi ka që u kthyen nga kurbeti meqë kushtet e ofruara janë shumë të favorshme.

Djemtë duan të jenë shembull i rinisë kosovare që mos ta lëshojnë atdheun, pasi suksesi mund të arrihet edhe nga Kosova, pa migruar jashtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza në tregjet financiare globale muajve të fundit është duke…