Me mitralozin e Luftës së Parë Botërore, ukrainasit rrëzojnë dronin rus

23 tetor 2024 | 09:00

Një video e re shfaq momentin kur trupat ukrainase shtien me mitralozin e vjetër mbi një dron rus, të prodhuar nga iranianët.

Videoja e shkurtër tregon të shtënat dhe një shpërthim që ndodhë në qiell – që me gjasë shfaq momentin kur droni Shaed-136 shpërthen, transmeton Telegrafi.

Sipas OSINTechnical, mitralozët e përdorur për rrëzimin e dronit janë afro një shekull të vjetër – pra bëhet fjalë për modelet PM1919 të përdorur në Luftën e Parë Botërore.

Videoja është realizuar në pjesën perëndimore të Ukrainës, por nuk dihet saktë lokacioni dhe data. E nga ministria e Mbrojtjes si ajo ukrainase ashtu dhe ajo ruse nuk janë deklaruar lidhur me këtë aksion.

Megjithatë ajo çfarë dihet është se të dy palët përdorin armë të vjetra, në luftën që është gati të futet në vitin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se në…