![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_2638.jpeg)
Me moton ‘SHTËPIA E DISKRIMINIMIT’ u zgjua sot SHTËPIA E SHËNDETIT në Bujanoc
Kryetari i LPD-së dhe zv/kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se është vendosur një pankartë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc në shenjë pakënaqësie rreth konkursit të fundit për mjekë dhe infermier.
Njoftimi i plotë i Musliut:
Me moton ‘SHTËPIA E DISKRIMINIMIT’ u zgjua sot SHTËPIA E SHËNDETIT në Bujanoc
Ky aksion është një reaksion ndaj punësimeve diskriminuese ndaj mjekëve dhe infermierëve që po i bën drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Në konkursin e fundit për punësimin e mjekëve dhe infermierëve, edhe pse të dy grupet i plotësonin kriteret për punësim sipas komisionit vlerësues, vendimin për punësim si mjek apo infermier sipas deklaratës së drejtoreshës po e bën se po i përzgjedh më të mirët.
Edhe ata jo nga Bujanoci, por nga komunat tjera brenda rrethit të Pçinjës dhe jo vetëm.
Ndërsa mjekët tanë po tregohen shumë të mirë e të shkëlqyeshëm në Evropë, në vendlindjen e tyre nuk po janë të tillë, sepse drejtoresha po përzgjedh kinse më të mirët.
Dhe nga kjo nuk po diskriminohen vetëm shqiptarët, por edhe bashkëqyetarët tanë serb e rom. Ky është një diskriminim jo vetëm etnik, por edhe human.