Më mungon

10 tetor 2020 | 23:16

Nè ketè mbrëmje e vetme
Mbuluar me ndjenjè malli
Mungesa e pranisè tënde.
Më vjen shushurimë e gjetheve me shiun.

Drithèrima shpirtin më ka rrëmbyer.
Nostalgjia e pamjes sate dikur shoqèrohej me stinèt më të bukura.

Tè pres te kroi i nartë të shuaj etjen
Tek valèt e detit ku lundrojnë kujtimet .
Pastaj tek foleja e trumcakut.
Bëhemi buzë më buzë.

Por kot .
Nuk tè gjej .
As në majë të plepit nuk të shoh
Në përballje me erèrat e dashurisë sonë.
Të kërkoj tek gjethi i çarë nga shiu.

Rëqethem duke të pritë nën çati shiu
Por jo, nuk tè gjej dot as në pasqyrë
Ke ikur pèr tè mos u kthyer kurrë.

07.10.2020
Valbona.R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i parë i Federatës së Futbollit…