Me nderime të larta varroset veterani Ekrem Metushi, Reçica: Ishte intelektual dhe luftëtar i guximshëm
Në një ceremoni mortore dhe me nderime të lartë sot është varrosë, ish – luftëtari i UÇK-së, veterani Ekrem Metushi – Rrapi. Në cermeroni mortore të organizuar në Ferizaj, kanë marra pjesë shumë figura të jetës politike e ushtarake. Njëri ndër bashkëveprimtarët e “Rrapit”, deputeti Elmi Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ekremi, ishte radhitur ndër të parët në radhët e UÇK-së, ishte intelektual i shquar dhe luftëtar i guximshëm. “Ekremi, ishte radhitur ndër të parët në radhët e UÇK-së, ishte intelektual i shquar dhe luftëtar i guximshëm. E përcollëm me nderime të larta, duke e kujtuar si një figurë të çmuar kombëtare”, ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë:
Sot iu dha lamtumira e fundit bashkëluftëtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tim, Ekrem Metushi – Rrapi. Në mbledhjen komemorative dhe ceremoninë e varrimit, nderuam lartë kontributin e tij për lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës.
Ekremi, ishte radhitur ndër të parët në radhët e UÇK-së, ishte intelektual i shquar dhe luftëtar i guximshëm. E përcollëm me nderime të larta, duke e kujtuar si një figurë të çmuar kombëtare. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!