Me nderime të larta varroset veterani i UÇK-së, Muharrem Zenjullahu – Rremi
Kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi, foli për jetën dhe veprën atdhetare të tij, duke përmendur luftën e tij guerile kundër okupatorit serb në vitet _90-ta dhe Betejën e lavdishme të të Kosharës.
Të shtunën në orët e mbrëmjes, në varrezat e Dumnicës së poshtme me nderime të larta është varrosur veterani i UÇK-së dhe i betejës së lavdishme të Koshares, Muharrem Zenjullahu – Rremi.
Në prani të pjesëtarëve të FSK-së e të bashkëluftëtareve të Rremit, kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi, duke folur për jetën dhe veprën atdhetare të tij, përmendi luftën guerile kundër okupatorit serb në vitet 90-ta dhe Betejën e lavdishme të të Kosharës.
Në këtë betejë, Muharremi ishte plagosur rëndë, cili më ndihmën e shokëve të tij kthehet për trajtim mjekësor Spitalin e Tiranës. Për shkak të plagëve të rënda, ai më pas ishte transferuar në spitalet e Italisë.
Rremi në aksionet guerile kundër forrave kriminale serbe kishte marrë pjesë me dëshmorin Mehmet Visokën e veteranin e UÇK-së Hetem Ajetin.
Lamtumirë mik i nderuar Muharrem Zejnullahu (vëlla i bashkëshortes sime Flories.
(Fadil Halimi)