Me nderime ushtarake varroset ish-luftëtari i lirisë, Fadil Mulliqi

07 maj 2023 | 21:10

Sot në varrezat e Besianës, është varrosur me nderime të larta ushtarake dhe në prani të shumë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve llapjan ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Mulliqi.

Ish-bashkëluftëtari i Mulliqit, Hysen Mustafa përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka kujtuar betejat e zhvilluara të Fadilit dhe plagosjen e tij me 1 maj të vitit 1999.

“I plagosur me 1 mai 1999, te Guri i Bardh në Fshatin Kagandoll në perleshje te afert dhe te ashperta me forcat serbe, plagoset rënd dhe falë stafit mjeksor të UÇK-së, i kishte përballuar plagëve të mëdha, për të vazhduar me çlirimin e atdheut.”, ka kujtuar Mustafa.

Njoftimi i plotë i Hysen Mustafës:

Sot, me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit bashkëluftetarit dhe Invalidit të UÇK-së Fadil Mulliqit!

I plagosur me 1 mai 1999, te Guri i Bardh në Fshatin Kagandoll në perleshje te afert dhe te ashperta me forcat serbe, plagoset rënd dhe falë stafit mjeksor të UÇK-së, i kishte përballuar plagëve të mëdha, për të vazhduar me çlirimin e atdheut.

Fadili ishte një ndër nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, u kthye nga mërgimi dhe me shembullin e tij frymëzoi të rinjtë që të luftojnë për lirinë e vendit, Fadili si Komandant i njësisë speciale në Brigadën 151 Zahir Pajaziti me përgjegjësi dhe moral të lartë udheheqi kët njësi duke korre suksese ne shumë beteja.

Nderime bashkëluftetar ynë, i përjetshem kujtimi pë ty do na mungosh, i leht të qoftë dheu i Shqipëris që aç shumë e deshte.

Lavdi??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti…