Më në fund dizajnohet maska që vret në ajër koronavirusin
23 tetor 2020
| 08:12
Në vend që ta filtrojë, një maskë elektrike mund ta vrasë koronavirusin duke e kaluar ajrin që thithim në një sitë bakri me nxehtësi 90 gradë. Ky është projekti i prestigjiozes MIT (Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit) në ShBA. Bëhet fjalë për një maskë me bateri që, nëse do të arrijë të komercializohet, sigurisht se do të kushtojë më shumë sesa një maskë tekstili, kirurgjikale apo N95.
Kërkuesit shkencorë kanë bërë kërkesën për marrjen e patentës për këtë maskë dhe kanë nisur krijimin e prototipave mbi të cilët do t’i kryejnë testimet e duhura. “Është një maskë krejtësisht e re, që nuk ka për qëllim që të bllokojë virusin, por ta lërë që të hyjë dhe pastaj ta vrasë”, shprehet inxhinieri kimik Michael Strano./A2CNN