
Më në fund Muriqi shënon, Lazio kualifikohet në çerekfinale të kupës (Video)
22 janar 2021
| 00:50
Vedat Muriqi gjen më në fund golin e parë me Lazion. Sulmuesi dardan është përballur me shumë kritika këtë periudhë, teksa sonte i dhuroi bardhekaltërve kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Lazio ia doli të fitojë 2-1 në “Olimpico” përballë Parmës, me sulmuesin nga Prizreni që realizoi golin e fitores në minutën e fundit. Marco Parolo kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa Valentin Mihaila barazoi takimin në minutën e 83-të.