Më në fund, në Wuhan nuk do konsumohen më kafshët e egra

21 maj 2020 | 09:28

Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarë do lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Wuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë javëve të izolimit për shkak të virusit Korona numri…