Më në fund “The Simpsons” gaboi, ja si parashikoi zgjedhjet në SHBA
“The Simpsons” ka dështuar që të parashikojë të ardhmen për herë të parë. Shkak u bë humbja e Kamala Harris, e cila dështoi në përpjekjen e saj për t’u bërë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Seriali i famshëm ka mbajtur prej kohësh një reputacion të frikshëm për parashikimin e ngjarjeve të mëdha, nga ngritja e Donald Trump në pushtet, orët inteligjente, skandali i korrupsionit në FIFA dhe madje edhe sensacioni i Hawk Tuah.
E muajin e kaluar, mediat sociale u morën me një episod që u transmetua më 19 mars të vitit 2000, i titulluar “Bart to the Future”, për të cilin thanë se parashikonte fitoren e Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Të gjithë e dimë se “The Simpsons” kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe ajo mbante veshur një kostum vjollcë dhe perla, të ngjashme me veshjen e Kamala Harris në inaugurimin e zëvendëspresidentit të saj. Rastësi? “MENDOJ JO”, tha një person.
“Simpsons parashikojnë që Kamala Harris do të jetë Presidente”, tha një person tjetër që ndau një foto krah për krah të Harris dhe Lisa si presidente.