Më në fund vdiq, vrasësi i 93 grave

31 dhjetor 2020 | 09:26

Samuel Little, burri që nga FBI-ja është përshkruar si vrasësi serik më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Ai vdiq të mërkurën në një spital të Kalifornisë, njoftoi Departamenti i Korrektimit dhe Rehabilitimit.

Ai ishte duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri grave. Sidoqoftë, deri në kohën e vdekjes, ai ishte rrëfyer për vrasjen e 93 grave mes viteve 1970 dhe 2005.

Zyrtarët thanë se vrasësi serik i bënte cak personat e dobët, shumë prej të cilëve ishin përdorues droge.

Ish-boksieri i sulmonte viktimat me grushte para se t’ua zinte frymën duke i shtrënguar me duar në fyt. Kjo mënyrë e krimit nuk linte shumë shenja për t’ua bërë të lartë autoriteteve se ata njerëz ishin vrarë qëllimisht.

Shumë raste u cilësuan në mënyrë të pasaktë si vdekje nga mbidoza e drogës ose si vdekje aksidentale dhe kurrë nuk u hetuan më tej. Disa trupa madje nuk janë gjetur kurrë.

Little u arrestua në vitin 2012 në një operacion kundër drogës në Kentucky dhe u ekstradua në Kaliforni, ku iu bë testi i ADN-së. Ai tanimë kishte të kaluar të pasur kriminale, sepse kishte bërë shkelje si plaçkitja e armatosur dhe dhunim seksual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë…