Më në fund zbukurohet Prishtina për festat e fundvitit (Foto)
23 dhjetor 2018
| 21:51
Edhe pak ditë kanë mbetur deri në festat e fundvitit, këtë vit zbukurimi i kryeqytetit ka vonuar pak më shumë krahasuar me vitet tjera.
Tanimë, atmosfera festive është në të gjitha sheshet e kryeqytetit. Bredhat dhe dritat e ndryshme janë ndezur gjatë natës së sotme.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërndarë në profilin e tij disa fotografi se si duken sheshet në prag të festave.
Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit.