“Më ngacmuan pamëshirshëm se isha një fëmijë i shëmtuar”/ Njihuni me 19-vjeçaren që fiton 30 mijë paund në muaj (FOTO)
April bullizohej në klasë, në shkollë apo edhe në vende të ndryshme ku shkonte
Një modele ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që e ofendojnë në internet, duke i thënë se ‘është e shëmtuar’ dhe si “burrë”. April Opal e ka dëgjuar këtë fjali që kur ka qenë në shkollë, e për këtë arsye gjeti një mënyrë se si t’u mbyllte gojën kritikuesve.
E reja, e cila ishte në rrugën e duhur për të studiuar në Oxford, tani shet foto seksi dhe grumbullon deri në 30 mijë paund në muaj. E pavarësisht se fiton shuma marramendëse, ajo është ende në shënjestër të disa personave që e kritikojnë për pamjen e saj.
Dikur, April bullizohej në klasë, në shkollë apo edhe në vende të ndryshme ku shkonte. Ndërsa tani, 19-vjeçarja merr ofendime nga përdoruesit e rrjeteve sociale, zakonisht me llogari anonime.
E këtë javë, Opal ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej komenteve më mizore. Një përdoruesi të “TikTok” që e quajti atë “100 për qind burrë”, e reja iu përgjigj në mënyrën e saj tipike humoristike:
“Unë nuk kam penis. Ajo që kam është një etje e pashuar për vëmendje që vjen nga fakti që babai im u largua kur unë isha 11 muajshe në fakt. Pra, merrni saktë faktet tuaj”.
19-vjeçarja nga Middlesbrough ka thënë për “Daily Star” se mënyra e saj aktuale për të siguruar jetesën ishte diçka që nuk mund ta kishte ëndërruar kurrë.
Duke kujtuar fëmijërinë e saj sfiduese, ajo tha: “Unë nuk mendoj se do të mësohem ndonjëherë me faktin se jam paguar për pamjen time, sepse kam qenë një fëmijë vërtet i shëmtuar. Unë u ngacmova pamëshirshëm se isha një fëmijë i shëmtuar”.