Me ngut e paske me e shit tradhtinë, kryeministër!
Shkruan: Hisen Berisha
Nga takimi në Forumin e Bledit për strategji në Slloveni, kryeministri Kurti doli me kërkesën për “normalizim të raporteve me Serbinë”, meqë po shkojmë në vit zgjedhor në ShBA dhe BE, ku priten ndryshime të mëdha politike dhe ideologjike. Arsye kjo shumë indikative.
Nga çka po frikohet kryeministri ultramajtist kosovar, që për tre vjet qeverisje i ka mbyllur po thuaj të gjitha dyert e demokracive perëndimore?!
Athua se me ngutin për normalizimin e raporteve me Serbinë, po mundohet ta shes tradhtinë që po i bën vendit me marrëveshjet që ka bërë gjatë dialogimi me procesin e reformatimit të tyre dhe të vet dialogut, bashkë me statutin e Beogradit.
Në përmbyllje të sesionit pranveror të kuvendit, e konfirmoi se ka rrëshqitur mu aty ku e kisha paralajmëruar, pra në tradhti ndaj interesave të vendit.
Tani e ka problemin si ta paketon ketë tradhti, për ta shitur në popull të cilin ende po e mban të hipnotizuar me mashtrimet trushplarëse.
Pas takimit që bëri Kurti në Greqi me Vuçiqin, i cili po ashtu, po ia numëron vetit ditët e pushtetit, ka rrezik që këta pasardhësit e shkollës së vjetër, të përdorin krizat politike dhe përplasjet ndëretnike, si doktrina për mbijetesë në pushtet.
Prandaj, dyshoj se nëse jo në veri të Kosovës, për shkak të mandatit që ka NATO/KFOR në Kosovë, atëherë mund t’i koordinojnë veprimet e tyre për një “eskalim të kontrolluar të situatës në Kosovë Lindore, Preshevë, Bujanë, Medvegjë”, etj.
Kombinatura diplomatike e qeverisë Kurti 1e2, me refuzim të marrëveshjes së Uashingtonit, njohjes nga Izraeli dhe refuzimi i vizitës me ftesë të qeverisë izraelite dhe raportimi në Stamboll, pastaj riformatimi i marrëveshjes së Brukselit “All in One” me njohjen, riformatim të dialogut që nga Brukseli me planin franko-gjerman, dhe Statutin e Beogradit, në Ohër me aneksin për implementim të detyrimeve nga Plani, tërheqjen me kushte në Bratislavë, është rrugëtimi politik që po e dërgon çështjen e Kosovës në Moskë, e cila është larg nga Bratislava 2.100 km dhe varësisht a shkon në rrugë ajrore apo tokësore, ju duhen 3 përkatësisht 24h.
Cila do qoftë rruga, të këqijat vijnë me shpejtësi mediale.
Por lëvizja e çështjes së Kosovës nga Uashingtoni në Moskë, mbi 8000 km, është distancë historike e tradhtisë ndaj kombit tënd Albin, pa ua paragjykuar përkatësinë etnogjenetike.