Me një bluzë të hollë e pa reçipeta, Rita Ora del kështu nga hoteli… (FOTO)
12 janar 2020
| 13:55
Këngëtarja e famshme, Rita Ora, është fotografuar këtë të shtunë e qeshur teksa ishte jashtë hotelit të saj në Miami.
29-vjeçarja kishte veshur një palë xhinse paksa të çuditshme, ndërkohë mbante edhe një kanotiere të zezë, ku vihet re se ajo nuk mban reçipeta.
Rita ishte veshur në mënyrën e duhur për motin e ngrohtë në Florida, ndërsa flokët i mbante të lirshme. Edhe pse ishte natë, ajo mbante një palë syze dielli të zeza. Nga ana tjetër në sy bijnë edhe bizhuteritë e shumta që ka.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, kishte veshur një palë këpuca të zeza lëkure dhe në sy binin çorapet e gjata të bardha.