
Me një foto nga prapaskenat, Ledri zbulon datën e publikimit të këngës ‘Aman’
26 qershor 2020
| 11:45
Ledri Vula së bashku me Dafina Zeqirin ka ndarë të njëjtin postim në profilet e tyre në “Instagram” për të njoftuar rreth datës së publikimit të këngës.
Kënga e cila mban titullin ‘Aman’ do të prezantohet para publikut më 1 korrik dhe është e kompletuar edhe nga ana vizuale. Vlen të përmendet që për herë të parë Ledri, Duffy dhe Lumi bëhen bashkë për të njëjtin projekt, ndonëse më parë kishin duete mes vete.