“Me një të rame 80 mijë të vrame”, Tahiri e Murati përplasen në seancë

07 prill 2022 | 11:48

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar llogari ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me deklaratat për ndihmën që kjo qeveri u ka ofruar qytetarëve.

Tahiri ka thënë se Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti, e as me ministrin Hekuran Murati.

“E dyta po flet për subvencionime dhe për atë që çdo gjë ka nisur me ju, me ty. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve. Ka me vazhduar, kanë me ardhur të tjerë, por në kohën sa jeni në funksion a ka mundësi t’i bëni do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin. Nuk jeni në pandemi”, ka thënë ai.

Më tutje, deputeti i AAK-së ka thënë se kjo qeveri nuk ka dhënë ndihma për qytetarët, por siç ka thënë ai lëmoshë.

“Sa i përket ndihmave mos hi në detaje. Nuk ke dhënë ndihma. Ke dhënë lëmoshë. E ke pasur shumë lehtë ministër me vendos në buxhet Ligjin për pagat. ‘Me një të ramë 80 mijë të vrame’. Tek zyrtarët publikë e ke shumë lehtë me u marrë me pagën minimale. Para një jave e keni vendosur Albin Kurtin me sindikatat me fol për pagën minimale”, ka thënë ai.

Lidhur me çështjen e Ligjit për pagat  është kundërpërgjigjur, ministri Hekuran Murati.

Ai ka thënë se Ligji për pagat ka ngecur për shkak të kundërshtimeve nga sindikatat.

“Pagën minimale shumë shpejtë besojë edhe atë do ta rregullojmë. Ka pasur kundërshtime nga sindikatat. Normalisht që i kanë arsyet e tyre jo të qëndrueshme, për shkak se asnjë anëtarë i atyre sindikatave nuk preket nga ky vendim e as nga paga minimale, mirëpo janë arsyet politike që sindikatat për të cilat sindikatat nuk do të duhej që të bënin politikë”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka quajtur manipulime akuzat…