Me numrin 42, Nait Hasani garon në listën e PDK-së për deputet
Nait Hasani është njëra ndër figurat kryesore të rezistencës kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Është njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputet në pesë legjislatura të kaluara, ndërkaq një mandat ka qenë ambasador i Kosovës në Shqipëri, ndërsa tani në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po kërkon votën me numër 42 në listën zgjedhore të PDK-së.
Nait Hasani që nga vitet e ’80-ta është ballafaquar me regjimin serbo-jugosllav.
Ka qenë i dënuar tri herë me burg për veprimtari armiqësore. Në vitin 1997 i dënuar nga regjimi millosheviqian me 20 vjet burgim, përjetues dhe i plagosur nga ushtria, policia dhe gardianët serb gjatë vitit 1999 në masakrën ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe mban numrin 42, duke qenë pjesë e ekipit të bartësit të listës dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.