“Më ofruan shumë para që të…” Modelja e famshme flet për romancën e dashurisë me Cristiano Ronaldon

28 qershor 2022 | 11:41

Gemma Atkinson u bë e famshme dhe e pasur pasi nëna e saj tha një gënjeshtër të bardhë.  Ylli i Hollyoaks dhe vajza e kopertinës së “Noughties” nuk ishte aspak e interesuar për të qenë në qendër të vëmendjes, derisa u dërgua te ‘dentisti’, i cili më pas rezultoi se ishte një agjent modelimi.

37-vjeçarja, e cila u rrit në Bury, Gtr Manchester, ka zbuluar në një podcast: “Kur isha rreth 14 vjeçe, shoqja e mamasë sime ka thënë kalimthi: ‘Gemma juaj duhet të bëjë pak modelim’”.

Atkinson ka shtuar se ajo vetë nuk donte dhe sipas saj, nuk kishte asnjë shans pasi nuk merrej asnjëherë as me flokët dhe make-up.

“Më pas, rreth 3 javë më vonë, mamaja më tha: ‘Ti ke një takim me dentistin, do të marr nga shkolla herët’. Kaluam pranë dentistit dhe e pyes ‘ku po shkojmë?”. ‘Do të shkojmë në Agjencinë e Modeleve të Manchesteri-t’, mu përgjigj mami. Unë isha me uniformën e shkollës, por çdo gjë shkoi mirë”, ka rrëfyer 37-vjeçarja.

Duke qenë se nisi të kishte një karrierë të suksesshme në fushën e modelingut, ajo ka pasur edhe shumë lidhje me personazhe të njohur të ekranit.

Gemma u fejua me balerinin 31-vjeçar, Gorka Marques, pasi u takuan në vitin 2017 dhe së bashku kanë një vajzë me emrin Mia, e cila erdhi në jetë në 2019-n.

Para kësaj fejese, ajo ka qenë e lidhur edhe me ish-futbollistin e Brentford dhe Everton, Marcus Bent në 2008-n, si dhe me një konkurrent të “Britain’s Got Talent”, Liam Richards, në vitin 2013.

Por ish-i dashuri i saj më i famshëm është ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, me të cilin u takua në vitin 2007 gjatë qëndrimit të tij të parë në Manchester United.

Me gjithë famën e tij në mbarë botën, Gemma ka treguar se si kaluan natën në shtëpinë e saj.

“Shkuam në shtëpinë time, pimë një filxhanë çaj dhe pamë ‘Only Fools and Horses’. Vërtetë! Nuk e di nëse tani është i interesuar, por dukej se i pëlqente”, ka treguar ajo.

Pasi u ndanë, asaj i janë ofruar shumë të mëdha parash për të folur rreth kësaj lidhjeje me Ronaldon, por ajo nuk ka pranuar.

“Kur u ndamë, më ofruan shumë para për të folur për të. Nuk e desha një gjë të tillë”, ka shtuar 37-vjeçarja.

“Jeta ime ndryshoi me një telefonatë”

Ndërkohë jo e gjithë jeta e saj ka qenë argëtuese edhe e bukur, pasi ka pasur momente shumë të vështira që i kanë ndryshuar edhe jetën. Ajo ka qenë 17 vjeçe kur babai i saj ka ndërruar jetë.

“Jeta ime ndryshoi me një telefonatë. Më kujtohet ende që mamaja hyri në dhomën time në mes të natës për të më thënë se babai kishte vdekur. Ai kishte pësuar një atak në zemër. Pikëllimi është i neveritshëm. Është e vështirë dhe e ndryshme për të gjithë, por është edhe diçka që të gjithë duhet ta kalojmë”, ka rrëfyer Gemma.

“Më ofruan shumë para që të...”/ Modelja e“Më ofruan shumë para që të...”/ Modelja e“Më ofruan shumë para që të...”/ Modelja e“Më ofruan shumë para që të...”/ Modelja e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving lidhej me një kalim…