Me origjinë nga Ballkani/ Kjo është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë
Jen Psaki është zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë dhe si duket provën e saj të parë me shtypin e kaloi me sukses. Nga sa raportojnë mediat, 42-vjeçarja me origjinë nga Greqia u shfaq në podium për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe mori në këmbim komente pozitive.
Që në momentin që ajo u fut në dhomë, ndryshimet ishin të qarta: Ajo mbante të vëna dy maska dhe premtoi që të kthente të “vërtetën dhe transparencën” në marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me mediat.
Po ashtu, ajo pranoi pyetje nga thuajse çdo gazetar i pranishëm në sallë, përfshirë këtu edhe atë të Fox News.
“Unë e respektoj thellësisht rolin e shtypit të lirë dhe të pavarur”, tha Psaki, duke folur jashtë tekstit dhe me një zarf të rëndë plot me shënime përpara saj.
“Ne kemi një qëllim të përbashkët, i cili është të ndajmë informacione të sakta me amerikanët,” shtoi ajo.
E sjellshme dhe me humor, Psaki u përpoq të tregonte që nga informimi i parë tonin e qeverisë së re dhe si do të funksionojë krahu perëndimor nën qeverisjen e Biden. s.b/abcnews.al/
we've had no insults yet. no meltdowns. no smears of the "fake news." pic.twitter.com/KfpwCgAwsA
— Aaron Rupar (@atrupar) January 21, 2021