Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë disa gabime elementare drejtshkrimore në postimin e saj të fundit, në llogarinë e saj në Facebook.
Në urimin e saj për Dejona Mihalin, koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sot festoi ditëlindjen, ministrja Nagavci ka shkruar gabimisht disa fjalë.
Nagavci ia ka huqur, duke shkruar “paq” në vend të “paç” dhe “jeshë” në vend të “jesh”.
E në postimin e Nagavcit nuk kanë munguar as gabimet teknike.
“E gëzofsh jetën, e dashur Dejona! Paq secilën ditë më të bukur se tjetrën!Festofshim edhe shumë vite, kremte e suksese, bashkë! Vazhdo të jeshë plot energji, besim e motiv për sukset e fitoret e reja”, shkruhet në postimin e Nagavcit.