Me pasurimin e repertorit, teatrot synojnë rikthimin e publikut

08 shtator 2019 | 12:33

Teatrot e Kosovës kanë nisur sezonin e vjeshtës, duke u premtuar adhuruesve vepra teatrale nga regjisorë kosovarë dhe të huaj.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në repertorin e këtij teatri do të shfaqen vepra të ndryshme dhe programi do të jetë tejet i pasur për publikun.

“Në repertor kemi shfaqje të realizuara në sezonin pranverorë të këtij viti, pra nga vepra ‘Karnevalet e Korçës’ e deri tek ‘Sfinga e gjallë’ me autor Rexhep Qosjen dhe regjisore Blerta Neziraj, një shfaqje tepër e suksesshme. Kemi edhe disa shfaqje nga fundi i vitit të kaluar siç është shfaqja ‘Destur’ ose edhe shfaqja ‘Skënderbeu ose Dashuria dhe Liria’ me autor Thomas Whincop dhe regjisorë Fadil Hysaj. Kryesisht këto janë shfaqje që do t’i kemi këta dy muaj në repertor”, ka thënë Sopi.

Sipas Sopit, publiku ka munguar në sezonin e pranverës vitin e kaluar për shkak të problemeve të menaxhmentit të teatrit.

“Fatkeqësisht në sezonin pranveror të vitit të kaluar (2018) shikueshmëria kishte rënë në mënyrë drastike, për shkaqe të rrëmujës së krijuar me menaxhmentin në Teatrin Kombëtarë. Megjithatë në vjeshtë patëm arritur të konsolidohemi, të realizojmë shfaqje shumë të suksesshme dhe ta rikthejmë publikun në masë të madhe. Kurse sezoni pranveror i këtij viti ka pasur diku rreth 11 mijë shikues që është një numër rekord i këtyre viteve”, ka thënë Sopi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/30152535.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti Republikën Çeke në kualifikimin e…