“Më pëlqen të qëndroj këtu”, a po lindë diçka mes Shqipes e Blerandos?
06 janar 2024
| 16:24
Shqipja dhe Blerando kanë shkëmbyer disa momente të ngrohta pranë njëri-tjetrit, teksa kanë qëndruar të veshur në të njëjtën veshje duke biseduar, ku nuk kanë munguar as shakat.
Ata kanë qëndruar në oborr, teksa Shqipja u shpreh se po i pëlqente shumë ndeja aty, duke thënë se edhe do të donte të flinte aty.
Dyshja rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP Kosova 2 e bën me dyshime te publiku për një pëlqim ndaj njëri-tjetrit, por të shënuar me një raport të tensionuar, teksa mbrëmë duket se e gjetën pak paqe së bashku.