Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e vëllait të Afrim Zhitisë
17 maj 2020
| 11:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit Afrim Zhitia. “Me pikëllim mora lajmin për kalimin në amshim të veprimtarit të shquar, Sylë Osmon Zhitia, vëllau i Heroit të Kombit Afrim Zhitia. Familja Zhitia, e njohur për atdhedashuri, ka qëndruar çdoherë e paluhatur në parimet shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të kombit tonë. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
(B. D. : ‘Epoka e re’)