Me pishinë të kuqe gjaku, brenda rezidencës së frikshme prej 12 milionë dollarë
Ajo mund të ketë mbuluar trupin e saj me tatuazhe të shumta, por arti i trupit të Kat Von D nuk është asgjë në krahasim me rezidencën gotike prej miliona dollarësh, të cilën e ka nxjerrë në shitje.
Tatuazhistja e famshme, e cila fitoi famë për herë të parë në shfaqjen Miami Ink, po kërkon 12.5 milionë dollarë për shtëpinë e saj të frikshme prej 12.500 metra katrorë në Los Angeles. Kjo rezidencë ka një pishinë dhe banjë të kuqe të gjakut.
Fillimisht ajo e hodhi pronën në treg në janar të këtij viti me çmimin 15 milionë dollarë. Teksa ditët kalonin, ylli televiziv vendosi që të bënte një ulje, shkruan “The New York Post”.
Ndërsa më herët 40-vjeçarja ishte shprehur e bindur se nuk kishte ndërmend që të shiste rezidencën e saj dhe të shpërngulej diku tjetër.
“Patjetër që nuk e shesim kurrë shtëpinë tonë të bukur në LA”, shkruante dikur make-up artistja, e cila tashmë ka ndryshuar mendim dhe shkak janë bërë politikat në vend.
“Me gjithë atë që ka ndodhur në Kaliforni, me politika të tmerrshme, taksa qesharake, ne sapo ndjemë nevojën për të mbjellë rrënjë në një qytet tjetër të vogël ku ka natyrë. Aty ku djali im mundet të jetë i lirë të luajë”, ka treguar Kat.
Ajo dhe familja e saj thuhet se kanë blerë një rezidencë historike me shtatë dhoma gjumi në Vevay, Indiana, për të cilën shpenzuan 1.8 milionë dollarë.