Me pjesë që përdorë për vetura, Tesla nis prodhimin e ventilatorëve
Me anë të pjesëve që përdorë në vetura, Tesla po përpiqet të krijojë ventilatorë për t’i ndihmuar pacientët e prekur me koronavirus.
Sikur të gjithë prodhuesit e tjerë, edhe Tesla është duke punuar që të krijojë ventilatorë që do t’i ndihmojë pacientët në nevojë, pasi që furnizimi me këto pajisje është shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që të arrijë rezultate sa më shpejt, është duke shfrytëzuar pjesë nga Model 3, që të arrijë ta prodhojë sa më shpejt.
“Jemi duke shfrytëzuar pjesë që i njohim shumë mirë. E dimë qëndrueshmërinë që kanë dhe kur ta kemi përfunduar pajisjen, të mund të prodhohen në më shumë njësi”, ka thënë inxhinieri kryesor në Tesla, Joe Mardall.
Inxhinierët e Teslas e shfrytëzuan ekranin e ndjeshëm në prekje, që të monitorohet gjendja e pacientit, derisa me sistemin kompjuterik të infoteitment, të simulohej lëvizja e pajisjes për furnizim me ajër.
Bateritë e fuqishme do t’i ndihmojnë këtij sistemi të jetë në funksion, kur pacienti duhet të transportohet diku tjetër.
Deri më tani ka ende shumë punë deri në finalizimin e këtij sistemi, por Tesla pretendon ta përfundojë sa më shpejt dhe të dalë me ndihmë shumë më mirë.