Me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve i jepet lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit

18 mars 2025 | 15:47

Në fshatin Burojë të Skenderajt sot i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë, në moshën 87-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit sot kanë marrë pjesë familjarë, miq, politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Por, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij nuk ishte Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgimi Hagë që nga viti 2020.

Hashim Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajës”.

Thaçi para pesë ditësh ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…