Me postim prekës, motra e dëshmorit shpalos eksperiencën 10 vjeçare si ushtare e Kosovës

13 qershor 2021 | 19:10

Mirjeta Korrani, motra e dëshmorit Mejdi Korrani, sot mbush 10 vjet angazhim si pjesëtare e FSK-së.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo dekadë e angazhimit në FSK-së për të është nderë dhe krenari.

“Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dëshmor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij. Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndjerë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!“, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Sot kam përmbushur një dekadë angazhim si pjesëtare e Forcës së Armatosura të Kosovës. Pra, sot 10 vjet kam rrugëtuar e frymuar me FSK-në, e që për mua është nderë dhe krenari.

Përgjegjësia ime në kryerjen e detyrave ishte maksimal dhe konform betimit të dhënë në misionin e FSK-së, betim ky që kishte paraparirë nga vendbetejat e mijëra Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së.

Eksperienca ime në FSK është pjesa më e mirë e jetës që po kaloj. Si fëmijë u rrita me ëndrrën që një ditë të jem USHTARE E KOSOVËS, sepse kështu do ndjehesha edhe më afër vëllaut tim dëshmor MEJDIUT duke përmbushur amanetin e tij. Do përmbushja dëshirën e nënës timë të ndjerë XHEMILES dhe babait AVDULLAH, që FSK-në e konsideron si një margaritar të skalitur për mijëra vite!

Përgjatë këtyre 10 vjetëve, në radhët e FSK-së kam takuar ish-veteranë që ishin edhe bashkëluftëtar të shumë Dëshmorëve të Kombit, e mbetën udhërrëfyes për mua..

Tregimet e tyre për betejat e luftës së UÇK-së dhe evokimi i kujtimeve të luftës ishin momente që mbushnin kurajo e energji shtetformuese. Shpesh herë, sa krenare jam ndjerë edhe e mërzitur me vuajtjet dhe sakrificat e tyre.

Unë sot ndjehem krenare, sepse:

– jam pjesëtare e FSK-së dhe kështu shërbej në misionin e amanetit të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së;

– me oficer dhe nënoficer i shërbejmë me shumë krenari, bujari dhe profesionalizëm vendit tim;

– mbaj lartë vepren e vëllaut dëshmor;

– kontriboj në sigurinë e vendit tim dhe paqen në botë.

Urime Dita e Paqes

Urime Dita e Çlirimit

Lavdi Dëshmorëve të Kombit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër…