Me prezencën e zyrtarit amerikan, kryeprokurori i shtetit mban takim me kryeprokurorët
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendëskryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley, këshilltar rezident ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë si dhe Etrur Maloku, zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.
Në këtë takim është diskutuar lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hedhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.
Një temë tjetër që është diskutuar ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit.
Me këtë rast, Kelmendi ka kërkuar zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje.