“Me profile të rreme të grave” – Gazetari Dermaku zbulon si funksionon propaganda në rrjetet sociale
06 janar 2025
| 22:31
Nëpër media sociale qarkullojnë shumë profile fake të cilët shpërndajnë propagandë për parti politike.
Në media janë bërë publike disa emra të këtyre profilëve, që kryesisht kanë emra të grave – përdoren për qëllime propagandistike.
Gazetari Oqean Dermaku ka treguar në “Pressing” të T7, sesi përdoren këto profile për propagandë.
“Në shkrmin e fundit që e përmendëm, kanë qenë të gjitha profile me emra të grave, por kanë pasur like të tmerrshëm, mb 1 mijë 2 mijë like në pastime që i kanë shfytëzu me komentu diku tjetër, që pastaj dikush që të ka folloë ti i shfaqesh njerëzve që je duke komentuar, te dikush ose lajm. Është shfytëzu për propagnadë që kështu as partitë politike nuk e mbështesin”, ka thënë Dermaku.