Me propozim të PDK-së anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e kufizimit për punën e barnatoreve.
Shefi i grupit të asamblistëve Leutrim Retkoceri ka thënë se PDK kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët. Me mbështetjen e asamblistëve të partive tjera ky propozim i PDK-së ka kaluar dhe nga sot është anuluar “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim.
Njoftimi i plotë i Ratkocerit:
Sot anuluam orarin e Barnatoreve – Më nuk do të ketë kufizime!
Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim.
Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.
Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.
Falënderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit.