Me propozim të profesor Sinanit, Ismail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës

28 tetor 2022 | 17:10

Shkrimtari, Ismail Kadare është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Tetovës. Kështu ka bërë të ditur profesori universitar, Arsim Sinani. Sinani përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka bërë të ditur se pas propozimit të tij me shkrim drejtuar Këshillit e këshilltarëve të Tetovës, si dhe kryetarit Bilall Kasami, shkrimtari, Ismail Kadare është shpall ‘Qytetar Nderi’ unanimisht, pa dallime politike, e etnike.

“Ndihem i privilegjuar që pas propozimit tim me shkrim drejtuar Këshillit e këshilltarëve të nderuar të Tetovës, e kryetarit Bilall Kasami, shkrimtari ynë Ismail Kadare u shpall qytetar nderi unanimisht, pa dallime politike, e etnike. Kjo e nderon Tetovën dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore.”, ka shkruar Sinani.

Njoftimi i plotë i tij:

Ndihem i privilegjuar që pas propozimit tim me shkrim drejtuar Këshillit e këshilltarëve të nderuar të Tetovës, e kryetarit Bilall Kasami, shkrimtari ynë Ismail Kadare u shpall qytetar nderi unanimisht, pa dallime politike, e etnike. Kjo e nderon Tetovën dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti  francez, Nicolas Bay, ka bërë një deklaratë skandaloze, duke…