Me pushime në vendin luksoz, Marina Vjollca pozon me barkun e rrumbullakosur
29 gusht 2021
| 15:55
Vetëm pak ditë më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, vendosën që të tregonin publikisht se do të bëheshin prindër për herë të parë.
Ata nuk ngurruan që të publikonin fotot e para, ku tregonin edhe barkun e rrumbullakosur të moderatores së njohur. “Ne të tre…”, shkruanin çifti i njohur krahas fotove që morën mijëra pëlqime dhe urime.
Menjëherë pas lajmit të bukur, ato u nisën për pushime në vendin përrallor. Nga vendi luksoz nuk kanë munguar as fotot e video në rrjetet sociale.
Marina herë pas here ka ndarë me ndjekësit imazhe teksa tregon se si rritet barku. E siç ndodh me pozat e saj, ato pëlqehen menjëherë shumë dhe marrin mijëra komente pozitive.