“Më qeshnin se luaja futboll me djem” (video)
20 gusht 2023
| 12:46
Fatime Beha, 14-vjeçare, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes, ishte e vendosur se nuk do t’i dëgjonte komentet se “futbolli është për djem dhe jo për vajza”.
Mes paragjykimeve, por me përkrahjen e babait të saj, i cili është trajner i futbollit, Fatimja po e vazhdon ëndrrën e saj që një ditë ta ngrejë lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.