‘Me Ramushin dhe të gjithë ata që janë shndërruar në objekt të padrejtësive speciale!’
Politologu Bardhyl Mahmuti ka shkruar një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook” me titull: “Me Ramushin dhe të gjithë ata që janë shndërruar në objekt të padrejtësive speciale”.
“Në mungesë të vullnetit për të ndjekur dhe ndëshkuar kriminelët që kryen krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë shndërruar në instrument të zhvendosjes së vëmendjes nga kriminelët e vërtetë në luftëtarët e lirisë në Kosovë”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.
Ai ka thënë se ftesat që janë bërë publike deri tani dhe ato që priten të publikohen në ditët në vijim dëshmojnë se Gjykata Speciale nuk mund të sjellë drejtësi, sepse sipas Bardhyl Mahmutit, në themelet e krijimit të saj qëndrojnë vendime të motivuara politikisht dhe të mbështetura në sajesat e shërbimit sekret të Serbisë.
“Në këtë kontekst, divergjencat që lidhen me zhvillimet politike të periudhës së pas përfundimit të luftës çlirimtare duhet të lihen anash dhe të mbështesim të gjithë ata që janë objekt i padrejtësive”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.