Me rastin e 24-vjetorit të masakrës, Kurti sot viziton Burgun e Dubravës

22 maj 2023 | 08:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Vizita e Kurtit pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Kujtojmë se ​24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Hasan Bello Përpjekjet e para për unifikimin e alfabeteve…