ME REXHEP MALAJN DHE ALI AHMETIN
Afër portretit të Udhëheqësit me Udhëheqësin!
Me të mëdhenjtë e kombit, njëri i pavdekshëm e tjetri realizator i idealeve të projektuara nga Ai!
Më 12 Janar 1984, në moshën 33 vjeçare, iu ndal së rrahuri zemra e Tij e çelikt, Heroi i Kombit Rexhep Malaj, nga plumbat e pushtuesve dhe tradhëtarëve, iu ndal hapi i Tij!
Atë që nuk arriti ta realizonte Legjendari Rexhep Malaj e realizoi vazhduesi i Tij besnik, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, u bënë kolona vertebrale, të cilët me qëndresën dhe rënien e Tyre heroike e bënë realitet të padiskutueshëm, se me Serbinë pushtuese vetëm me luftë të armatosur, është e mundur largimi i saj nga Kosova, ashtu edhe ndodhi!
UÇK me ndihmën e SHBA-së dhe të NATO-s, e bëri realitet ëndrrën për çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Lavdi gjakut të derdhur për liri, të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Janar 2025!