![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/2E8C54C6-CBE1-475F-A284-A35B46A43187.jpeg)
Me rrënjët te ushtria çlirimtare, Policia e Kosovës sot shënoi 22 vjet themelim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Kurti ka thënë se “Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.
Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji.
Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë.
Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë.