Me rregulla të reja, kështu u fal sot xhumaja e parë pas pandemisë
29 maj 2020
| 15:07
Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot është falë xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit.
Bashkësia Islame e Kosovës në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit ka ndërmarrë disa masa.
Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë.
Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.