“Më shkëlqejnë sytë njësoj si para 13 vitesh”, Xhensila dhe Bes Kallaku feston 5 vjetorin e martesës
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë një arsye për të festuar sot. Pesë vite më parë ata lidhën kurorë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP. Tanimë, këngëtarja dhe aktori i humorit festojnë bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Ajka, e cila erdhi në jetë katër vite më parë.
“Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5 vjetorin e kurorëzimit tonë. #Thanks God#dodliIm#Besaruqja#bebaIm @bes_kallaku ?❤️?”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotografie ku shihet e lumtur krah aktorit.
Nuk ka munguar një urim as nga Besi. Aktori ka ndarë një foto funny nga albumi i dasmës, ndërsa ka shkruar: “Urime 5-vjetorin e dashnisë o martesa ime! ? Shyqyr që na ka gjet shnosh. Flm për gjithçka, unë dhe Ajka të kemi ❤️. ?. @xhensilamyrtezaj ?”, ka shkruar Besi.