Më shumë lirime, se pranime të pacientëve me Covid-19

11 shtator 2021 | 13:45

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacientëve, krahasuar me numrin e pranimeve.

“Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 99 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 88 pacientë
Klinika Infektive III (Interno), 64 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë
Spitali i Gjakovës, 76 pacientë
Spitali i Pejës, 192 pacientë
Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë
Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka hedhur firmën mbi një…