Me shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” nga Brazili

14 shtator 2022 | 11:25

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, duket se ka shijuar çdo moment të qëndrimit në Brazil. Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” disa fotografi nga udhëtimi i saj në Amerikën e Jugut.

Në pozat në fjalë, 31-vjeçarja duket mjaft e lumtur teksa ka përfituar nga moti i ngrohtë, duke u shfaqur në bikini shumëngjyrëshe dhe një fund të ngjashëm.

Krijuesja e hiteve shfaqi trupin e saj të tonifikuar teksa relaksohej në një karrige plazhi dhe mbante një kapele po ashtu shumëngjyrëshe. Look-un e saj ajo e kishte kombinuar me një palë shapka me platformë ngjyrë neon.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e famshme mori pjesë gjithashtu në një event të Costa Brazil me Vogue Brazil. Rita ndezi rrjetin duke ekspozuar të brendshmet e saj nën fustanin shumëngjyrësh të tejdukshëm, i cili kishte një dizajn zinxhir përpara. Gishti i saj i unazës nuk dukej në foto.

Ajo u shfaq me sandale të zeza me rripa me detaje diamante. Flokët i kishte bërë kaçurrela natyrale ndërsa pozonte për foto para një sfondi me gjethe jeshile.

Me shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” ngaMe shumë ngjyra, Rita Ora ngre temperaturat me fotot “hot” nga

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka lindur në spitalin Cannizzaro në Catania, Alessandra, vajza e…