Më shumë se 1 500 të arratisur nga një burg në Mozambik

26 dhjetor 2024 | 08:39

Një trazirë në burg në kryeqytetin Maputo të Mozambikut la 33 të vdekur dhe 15 të plagosur, tha të mërkurën komandanti i përgjithshëm i policisë së vendit, Bernardino Rafael.

Rreth 1,534 njerëz u arratisën nga burgu, por 150 prej tyre tani janë rikapur, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Arratisja nga burgu vjen një ditë pasi të paktën 21 persona u vranë në trazirat që shpërthyen kur gjykata e lartë e Mozambikut konfirmoi të hënën fitoren e kandidatit presidencial të partisë në pushtet Frelimo, Daniel Chapo, në zgjedhjet e diskutueshme të tetorit.

Vendimi i Këshillit Kushtetues të Mozambikut shkaktoi protesta të reja mbarëkombëtare nga grupet e opozitës dhe mbështetësit e tyre, të cilët thonë se votimi ishte i manipuluar.

Të paktën 78 persona janë arrestuar deri më tani dhe masat e sigurisë janë forcuar në të gjithë vendin, tha ministri i Brendshëm Pascoal Ronda për transmetuesin publik TVM të martën.

Frelimo është akuzuar vazhdimisht nga kundërshtarët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve për manipulim të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Herën tjetër që…