Më shumë se 1000 bjellorusë dhe rusë humbasin lejet e qëndrimit në Lituani
Më shumë se 1000 njerëz në Bjellorusi dhe Rusi janë cilësuar rrezik për sigurinë kombëtare nga Lituania dhe u janë hequr lejet e qëndrimit të përhershëm.
Vendimi vjen pasi rusëve dhe bjellorusëve iu kërkua t’i përgjigjen një pyetësori në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi luftën në Ukrainë, statusin e Krimesë dhe zonat e aneksuara ilegalisht.
Në një total prej 1,164 personash, 910 ishin nga Bjellorusia dhe 254 nga Rusia. Atyre që iu hoqën lejet mund ta apelojnë vendimin në gjykatë, ndërsa të tjerët do të kenë deri në një muaj kohë për t’u larguar nga vendi, sipas departamentit të migracionit.
Lituania shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë dhe tani është një demokraci që është pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Që kur shpërtheu lufta, ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e Kievit dhe vend strehimi për ukrainasit e zhvendosur.