Më shumë se 13 mijë migrantë mblidhen në kufirin Turqi-Greqi
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përparësia kryesore e bllokut është t’i sigurojë Greqisë dhe Bullgarisë “mbështetje të plotë”.
Rreth 13,000 migrantë janë mbledhur përgjatë kufirit 212 kilometra (125-milje) midis Turqisë dhe Greqisë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi të lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë.
“Mijëra migrantë, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, po kalojnë një natë të ftohtë përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Greqisë”, tha në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
“Numri i migrantëve që lëviznin nëpër Edirne drejt kufirit u rrit gjatë ditës kur makinat, taksitë dhe autobusët mbërritën nga Stambolli”, u shpreh Shefi i Misionit i IOM, Lado Gvilava.
“Prioriteti ynë kryesor në këtë fazë është të sigurojmë që Greqia dhe Bullgaria të kenë mbështetjen tonë të plotë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje shtesë tha shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në “Twitter”, në lidhje me rrjedhën e papenguar të migrantëve nga Turqia në kufijtë e bllokut në Greqi dhe Bullgari. /Telegrafi/