![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/manastirliu-2.jpg)
Më shumë se 200 mijë qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës
15 maj 2021
| 10:25
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka tregusr se më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu thotë se vaksinimi në Shqipëri vijon me ritme të larta.
“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”, ka shkruar ajo.