Më shumë se dhjetë të vdekur pas vërshimeve në jug të Italisë
22 gusht 2018
| 00:02
Më shumë se dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, në regjionin e Kalabrisë.
Ata kanë vdekur pasi shiu i pandërprerë ka mbushur me ujë një grykë, e cila ka rrëmbyer turistët në rajonin e Kalabrisë.
Tetëmbëdhjetë persona tjerë janë shpëtuar, duke përfshirë një djalosh 10 vjeçar, ka njoftuar udhëheqësi rajonal për mbrojtje civile, Carlo Tansi.
Gjashtë persona tjerë janë dërguar në spital.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është bërë i qartë.
Tansi, u ka thënë gazetarëve se uji ka bartur aplinistët në luginë të një lumi në gjatësi prej 3 kilometrash.